Dimër në pranverë, sinoptikanët tregojnë se kur do të përmirësohet moti

Mëngjesi i së dielës i gjeti shumë qytete në verilindje dhe juglindje të vendit të mbuluara nga bora. Në Korçë trashësia e borës varion nga 5 centimetra deri në 15 centimetra. Në rrugën e Dardhës nga kilometri 8 deri në kilometrin 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë. Vështirësi paraqet edhe segmenti rrugor i Biglles në rrugën e Doganës Goricë.

Edhe qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje dëbore me intensitet. Në Peshkopi trashësia e borës arrin deri në 20 centimetra në zona të thella. Rruga nga Kalaja e Dodës deri në Bushtricë të Kukësit kalimi bëhet me zinxhirë. Edhe aksi Ura e Çerenecit-Librazhd qarkullohet me zinxhirë.

Në qarkun e Elbasanit, Sopoti, Fushë-Studa, Rrajca, Bardhaj dhe Skënderaj janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Trashësia e dëborës në disa fshatra të thellë malorë arrin në 30 centimetra. Sipas sinoptikanëve e hëna do të sjellë ulje të intensitetit të reshjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero. ”Deri të mërkurën do kemi vlera termike deri në -4 gradë celcius”. Nga e mërkura në mesditë deri në fund të marsit temperaturat do të arrijnë mbi 18 gradë celsius.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?