Dimri pagëzohet me borë në Veri, Dibra zbardhet e tëra

Pas Juglindjes reshjet e borës kanë nisur edhe në Verilindje të vendit. Fshatrat e Dibrës por edhe të Bulqizës janë zgjuar mëngjesin e sotëm të bardha, dhe m vijojnë reshjet e dendura të dëborës. Deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh apo emergjenca të tjera.

Vjeshta e zgjatur dhe ditët e ngrohta dhe me diell me sa duket më në fund ia kanë lënë vendin dimrit. Ditën e djeshme ra bora e parë edhe në Dardhë, e cila për disa minuta reshje u zbardh e tëra.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?