Diplomacia hyn në epokën dixhitale, Hoxha prezanton “Praninë Diplomatike Virtuale”

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka prezantuar planet për zgjerimin e shërbimeve konsullore, duke theksuar se synimi është që ato të jenë më të shpejta, më të thjeshta dhe më pranë qytetarëve, pavarësisht vendndodhjes së tyre.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Hoxha bëri një bilanc të punës së viteve të fundit, duke nënvizuar se nga viti 2017 deri në vitin 2026 janë ofruar mbi 1.37 milionë shërbime konsullore. Gjithashtu, ai theksoi se janë administruar mbi 4.3 milionë legalizime që nga viti 2019 dhe më shumë se 203 mijë aplikime për e-Visa që prej vitit 2021.

Sipas ministrit, hapi i radhës është modernizimi i mëtejshëm i sistemit përmes teknologjisë. Në këtë kuadër, Ministria po punon për krijimin e një Asistenti Virtual, i cili do të jetë i disponueshëm 24 orë në ditë për t’u përgjigjur pyetjeve të qytetarëve dhe për t’i orientuar drejt shërbimeve të nevojshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër risi do të jetë vendosja e kodeve QR në të gjitha zyrat konsullore, përmes të cilave qytetarët do të mund të vlerësojnë cilësinë e shërbimit dhe të paraqesin ankesa apo sugjerime. Sipas Hoxhës, kjo do të ndihmojë institucionin të përmirësojë vazhdimisht standardet e ofrimit të shërbimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri njoftoi gjithashtu krijimin e Pranisë Diplomatike Virtuale, një platformë digjitale që do të ofrojë informacion dhe shërbime konsullore për shqiptarët që jetojnë në vende ku Shqipëria nuk ka ambasada apo konsullata fizike.

Ndërkohë, drejtoresha e Çështjeve Konsullore, Irida Laçi, bëri të ditur se aktualisht ofrohen 32 shërbime online, 22 prej të cilave mund të kryhen pa praninë fizike të qytetarit. Në rastet kur procedurat e lejojnë, dokumentet mund të dërgohen edhe me postë, duke shmangur nevojën për paraqitje në sportel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?