Diplomat dhe tregu i punës – Studentët, të shqetësuar për programet e studimit të paakredituara

Mungesa e akreditimit të  programeve të studimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës është  ngritur si  shqetësim për studentët  e këtij Universiteti . të rinjtë shprehen  për televizionin SCAN  se  një diplomë që del nga këto institucione   nuk   vlen njëlloj  dhe i bën ata  më pak konkurrues për tregun e punës.

Lidhur me këtë shqetësim  rektori  i këtij universiteti  Bahri Musabelliu garantoi  studentët se brenda  këtij viti do të përmbyllet  procesi për akreditimin e të gjithë programeve të studimit

Musabelliu shtoi se në këtë universitet  vitin e fundit janë hapur edhe 4 programe të reja studimi që  pritet të  ndikojnë  në plotësimin e nevojave të tregut të punës me njërëz të kualifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?