Diplomat, ende me bollëk – Në pesë vjet, 165 mijë shqiptarë morën arsimin e lartë

Numri i shqiptarëve që u diplomuan në arsimin e lartë ra lehtë vitin e kaluar, megjithatë çdo vit arsimi i lartë në Shqipëri nxjerr, në të gjithë nivelet, një numër të diplomuarish pothuajse të përafërt me numrin e nxënësve që mbarojnë arsimin e mesëm. Të dhënat e Instat tregojnë se vitin e kaluar në Shqipëri u diplomuan mbi 35 mijë studentë në arsimin e lartë, në rënie me 3% krahasuar me vitin 2017. 58% e numrit të të përgjithshëm të të diplomuarve i takojnë nivelit bachelor.

Ndjekja e studimeve të larta ngelet gjerësisht e preferuar mes të rinjve, megjithëse, nga ana tjetër papunësia mes të diplomuarve po rritet. Sipas Instat, ky tregues arriti në 14% vitin e kaluar. Në total, numri i të papunëve me arsim të lartë vlerësohet në rreth 39 mijë, edhe më shumë se numri i të diplomuarve gjatë një viti në arsimin e lartë.

Tregu në këtë segment nuk duket i lehtë dhe kërkesa për punë është mjaft e lartë, po të kemi parasysh se në pesë vitet e fundit 165 mijë shqiptarë janë diplomuar në të gjithë nivelet e arsimit të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët dhe sipërmarrësit prej vitesh shprehen se tregu ka më shumë nevojë për punonjës me arsim profesional, por, po të shohim statistikat nuk vërehet ndonjë riorientim domethënës i të rinjve drejt zanateve. Vitin e kaluar, në arsimin profesional u diplomuan më pak se 4200 nxënës, në rënie me 20% krahasuar me vitin 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?