Dita Botërore e Drejtësisë Sociale, rreth 168 milionë fëmijë në punë

Në të gjithë botën sot përkujtohet Dita Botërore e Drejtësisë Sociale. Edhe këtë vit kjo ditë sjell fakte të trishta të shfrytëzimit të fëmijëve në punë, thekson Lëvizja Europiane e Shqipërisë (EMA).

Kështu, rreth 168 milion fëmijë në mbarë botën ë në punë, nga të cilët më shumë se gjysma – 85 milionë – ë të punësuar në punë të rrezikshme.

Këto shifra tronditëse vijnë kryesisht nga Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut, por problemi është tashmë shumë më afër shtëpisë – pasi mijëra të mitur po detyrohen të punojnë në kushte të rrezikshme në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

EMA thekson se, fëmijët që punojnë në kushte të rrezikshme raportohen në gjithë Europën rurale jug-lindore: në Shqipëri, Bullgari, Moldavi, Mal të Zi, Rumani dhe Serbi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas krizës financiare të 2008, nivelet e larta të varfërisë kanë kontribuar në problemin e punës së fëmijëve,ku ndër më të prekshmit ë fëmijët romë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?