Dita Botërore e Talasemisë, Ministria e Shëndetësisë falënderon 13,721 dhuruesit e gjakut: U japin shpresë dhe jetë pacientëve
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përcjellë një mesazh sensibilizues në Ditën Botërore të Talasemisë, duke vënë theksin te rëndësia e dhurimit të gjakut dhe diagnostikimi i hershëm i kësaj sëmundjeje.
Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, ministria shpreh mirënjohje për 13,721 dhuruesit e gjakut, të cilët me aktin e tyre human ndihmojnë pacientët me talasemi dhe u japin shpresë për jetën.
“Në këtë ditë ndërgjegjësimi për talaseminë vendosim theksin mbi rëndësinë e parandalimit dhe diagnozës së hershme dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për çdo dhurues gjaku, që me aktin e tyre human u japin shpresë dhe jetë pacientëve me talasemi. Jo më të fshehur – Zbulimi i të padiagnostikuarve. Mbështetje për ata që nuk shihen”, është mesazhi i këtij viti për Ditën Botërore të Talasemisë.
KOHA JONË SONDAZH

