Dita e 11-të përballë Kryeministrisë, protestuesja: Mos u përçani. Jemi përtej partive politike, jemi për Shqipërinë
Në ditën e 11 të revoltës së tyre, shqiptarët kanë mbushur Bulevardin drejt Kryeministrisë në një tubim madhështor. ”Më 10 qershor 1878 kombi mblodhi shqiptarët në çdo cep. Sot në përvjetorin e 148-të, jemi po në të njëjtën situatë. Atdheu ynë është në rrezik, ndaj jemi këtu, jemi bashkuar për të mbrojtur Shqipërinë nga këta pushtues. Për të mbrojtur trojet tona, për të ardhmen tonë. Sot ne do e bëjmë Shqipërinë një komb të denjë për të jetuar me dinjitet e krenari, një vend ku respektohen të drejtat tona”, tha një protestuese.
KOHA JONË SONDAZH


