Dita e 24-tër e protestës, një grua shpërndan shishe uji falas
Aktualitet E Martë, 23 Qershor 2026 19:27
Temperaturat vijojnë të jenë të larta, por kjo nuk e ka ndalur mbledhjen e qytetarëve në ditën e 24-tër të protestës kundër qeverisë ”Rama 4”. Në ndihmë të protestuesve që kanë nisur të grumbullohen në sheshin ”Skënderbej” në Kryeqytet, ka ardhur një grua e cila po shpërndan shishe uji falas. Disa ditë më parë protestuesit njoftuan ndryshimin e orarit të grumbullimit duke e shtyrë me një orë (19:00) për shkak të vapës.
KOHA JONË SONDAZH

