Dita e Europës, Balla: 2019 vit historik në rrugën Europiane të Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Europës. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se 2019 është një vit historik në rrugën Europiane të Shqipërisë. Sipas Ballës, 92 % e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe se 79% shqiptarëve mbështesin Reformën në Drejtësi.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Gëzuar Ditën e Europës!??
⭐ 2019 është vit historik në rrugën tonë Europiane, viti i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE
⭐ 92 % e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE
⭐ 58.5 % e shqiptarëve thonë se Shqipëria është gati të fillojë negociatat për anëtarësim në Qershor
⭐ 79% shqiptarëve mbështesin Reformën në Drejtësi
⭐ 55% e shqiptarëve mendojnë se Reforma në Drejtësi po ecën mirë
⭐ vetëm 13% mendojnë si Opozita? se kjo Reformë nuk po ecën mirë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?