Dita e Europës, ish-ministrja e Integrimit: Shqipëria, pjesë e vlerave europiane

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, përmes një postimi në facebook, shkruar për 9 Majin, që është dita e Europës.

Në mesazhin e saj, Gjosha thotë se Shqipëria është pjesë e vlerave europiane dhe se është ditë shprese që brezat që do vijnë, të ruajnë identitetin Europian të vendit.

”Shqipëria është pjesë e vlerave europiane dhe jo thjesht gjeografikisht e pozicionuar në Europë. Cdo përpjekje për ta largur atë nga fati i saj europian është një akt i pafalshëm që do të gjykohet nga historia dhe e ardhmja”,-shkruan Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

9 Maji është dita e Europës së Bashkuar, dita e njerëzve të mëdhenj që iniciuan me vizionin e tyre projektin më të fuqishëm europian të paqes, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Europa duhet t’i rikthehet historisë për ta përcjellë atë brez pas brezi dhe për të mos lejuar në asnjë moment marrjen si të mirëqënë të ekzistencës dhe bashkëjetesës së saj!

Shqipëria është pjesë e vlerave europiane dhe jo thjesht gjeografikisht e pozicionuar në Europë. Cdo përpjekje për ta largur atë nga fati i saj europian është një akt i pafalshëm që do të gjykohet nga historia dhe e ardhmja.

Dita e Europës është dita e ndërthurjes së sakrificës tonë për t’u përballuar me sfidat, është dita e shpresës se edhe brezat që do të vijnë do të ruajnë fort identitetin Europian të Shqipërisë!

/Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?