Dita e Ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara, Policia Bashkiake ka një thirrje për shoferët
Dita e djeshme shënoi ditën ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuara.
Në kuadër të kësaj date, Policia Bashkiake e Tiranës ka përcjellë një mesazh sensibilizimi për të ndihmuar këtë kategori të veçantë për lirimin e vendparkimeve të përcaktuara për ta.
Ajo ka bërë një thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të mos parkojnë në këto vendparkime të rezervuara për personat me aftësi ndryshe, por të lejojnë që aty të parkojnë kategoria perkatëse.
“Data 3 Dhjetor 1992, u shpall nga OKB, si dita ndërkombëtare për personat me aftësi ë kufizuar, me qëllim promovimin e të drejtave dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mbështetjen e kësaj kategorie.
Gjatë punës së përditshme, një vëmendje e shtuar e shërbimeve të Policisë Bashkiake, shkon edhe për mbajtjen të pastër, apo ndihmën në lirimin e vendparkimevetë rezervuara për personat me aftësi ndryshe, të vendosura nga Bashkia Tiranë, kudo në qytet.
U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve te automjeteve, të mos nxitojnë të parkojnë në këto vendparkime të rezervuara, kur i konstatojnë të lira, por të lejojnë që aty të parkojnë kategoria perkatëse, pasi kjo është një detyrë qytetare, që nuk zgjidhet vetëm me ndërhyrjen e policisë dhe me masa administrative”, shkruhet në njoftimin e policisë.