Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Veliaj: Bluja dhe e verdha u bënë ngjyrat e qëndresës, trimërisë dhe dinjitetit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shkruan se këtë vit, bluja dhe e verdha u bënë ngjyrat e qëndresës, trimërisë dhe dinjitetit.
“Këtë vit, bluja dhe e verdha u bënë ngjyrat e qëndresës, trimërisë dhe dinjitetit!
Gëzuar Ditën e Flamurit vëllezërve dhe motrave ukrainas që jetojnë në Tiranë dhe qytetarëve të guximshëm të Ukrainës, që ende luftojnë në mbrojtje të vendit të tyre!
Me Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov”, thekson Veliaj.
Bashkia e Tiranës është një nga qytetet e para që mbështeti me ndihma konkrete refugjatët ukrainas, ndërsa do të kontribuojë dhe në procesin e rindërtimit.