Dita e Punëtorëve, 1 Maji, sot, pas 126 vjetësh

 

1 Maji shënon Ditën e Punëtorëve. Kjo datë është vendosur në kujtim të ngjarjeve të vitit 1886 në Amerikë. Nga shpërthimi i një bombe në sheshin Haymarket të Cikagos mbetën të vrarë drejtuesit kryesorë të lëvizjes punëtore që kishte shpërthyer në SHBA.

Ata kishin nisur protestat për të drejtat e tyre dhe punën tetë orarëshe. Tre vjet pas ngjarjes së Cikagos, Internacionalja Socialiste që u zhvillua në Paris, vendosi kremtimin e 1 Majit si dita e bashkimit, luftës dhe solidaritetit të të gjithë punëtorëve. 

Sot, pas 126 vitesh kjo ditë shënohet në të gjithë botën për t’u përkujtuar si Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve. Ajo përkujtohet në forma dhe mënyra të ndryshme. Në qytete të ndryshme të botës zhvillohen protesta për t’i bërë jehonë të drejtave dhe trajtimit të punëtorëve. Në vende të tjera ajo kalohet në formë feste.

SHKARKO APP