Dita e ujit të bekuar, të rinjtë në Berat sfidojnë temperaturat e ulëta për të kapur kryqin në lumin Osum

Festa e ujit të bekuar ashtu siç është bërë traditë në qytetin e Beratit edhe sot mblodhi dhjetëra besimtarë dhe të rinj të cilët morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit në ujë.

Me gjithë temperaturat tepër të ulëta një grup djemsh të rinjë kanë sfiduar motin dhe janë futur në ujërat e lumit Osum për të kapur kryqin e hedhur nga hirësia e tij Johan Qako.

Këtë vit kryqin e ka kapur një 47 vjeçar i quajtur Fredi Xhimitiku. Ceremonia e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lum është dita e ujit të shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë, zfanafilla e të cilës lidhet me pagëzimin e Jezuit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga një vit më parë ku në këtë ceremoni pati sherr mes të rinjve për kapjen e kryqit, këtë vit nuk ndodhi asnjë incident, madje pasi kryqi u kap nga 47-vjeçari të gjithë mblodhën duart bashkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?