Dita e Verës, ja rrugët që bllokohen nesër në Tiranë

Policia e Shtetit ka treguar planin e masave, lidhur me aktivitetet që do të mbahen në Tiranë për Ditën e Verës. Për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve, në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve.

Njoftimi 

Për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve, në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve. Në Elbasan, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Tiranë, gjatë ditës së nesërme, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Policisë Bashkiake do të jenë të terren, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim shmangien e krijimit të trafikut dhe orientimin e drejtuesve të automjeteve, në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët, që të zbatojnë masat kufizuese dhe të bashkëpunojnë me Policinë, për të ndihmuar në mbarëvajtjen e aktiviteteve. Në çdo rast nevoje për ndihmë, qytetarët mund të komunikojnë me punonjësit e Policisë që do të jenë me shërbim në terren ose mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?