Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, ministrja Koçiu: Sot nisim fushatën 16-ditore me OKB-në

Sot është dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas. Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu përmes një video në rrjetet sociale thekson se dhuna nuk ka justifikim.

Koçiu thotë se që sot ka nisur një fushatë 16-ditore në bashkëpunim me OKB, kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ky aksion do bashkojë disa institucione dhe ministrja Koçiu i bën thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Dhuna nuk ka asnjë justifikim! Ndaj ne vijojmë luftën kundër saj pa kompromis, duke ndërmarrë nisma konkrete dhe fushata ndërgjegjësuese.

Sot nisim fushatën 16-ditore në bashkëpunim me OKB-në, me sloganin #AsnjëJustifikim: Bashkë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ky aksion mbarëbotëror bën bashkë institucione, organizata dhe qytetarë në aktivitete që synojnë ndërgjegjësimin dhe dhënien fund të dhunës me bazë gjinore.

Ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj nisme, sepse secili prej nesh mund të bëjë ndryshimin“, thotë Koçiu.

SHKARKO APP