Ditë historike për Shqipërinë! Rama ndan pamje nga Samiti i djeshëm në Tiranë

Nën tingujt e këngës së Elvis Presley-t “We Can’t Build Our Dreams on Suspicious Minds”, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një përmbledhje vizuale nga samiti i një dite më parë në Tiranë, ku liderët e Bashkimit Europian zbarkuan në kryeqytetin shqiptar.

Pamjet fokusohen te momentet më të ngrohta të ditës: përshëndetje përzemërsisht, përqafime, buzëqeshje dhe ecja mbi tapetin e kuq — të gjitha të shoqëruara me muzikën që duket se u përzgjodh me kujdes.

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i takimit mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni. Gjatë përshëndetjes, Rama u ul në gjunjë përballë saj, duke shkaktuar edhe një koment me humor nga Meloni:
“E bën që të jetë i gjatë sa unë,” u shpreh ajo, duke iu referuar gjatësisë së kryeministrit shqiptar.

Në mbishkrimin që shoqëronte videon, Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë.”

SHKARKO APP