Ditë me diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme, pjesa e parë të ditës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin shqiptar, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen prezente.

Më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që orët e vona të natës, të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 38°C vlera më e lartë e cila pitet në qarkun e Elbasanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?