FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ditë me diell dhe temperatura në rritje, njihuni me parashikimin e motit

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në Shqipëri, duke bërë që gjatë orëve të para të ditës pothuajse i gjithë territori ynë të jetë në dominimin e motit të kthjellët.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të lehta të vranësirave në të gjithë vendin tonë, por mundësit për reshje janë zero. Pritet që më të dukshme vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 22°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zhvillimi i anticiklonit të Azoreve do ta shtrijë ndikimin e tij në të gjithë Europën Jugore duke bërë që edhe Kosova të paraqitet në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave gjatë ditës së enjte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?