Ditë me diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë  ditën e sotme do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në shumicën e territorit, ndërsa vranësirat pritet të shfaqen gjatë orëve të mesditës, kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur deri në 8 m/s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket gjendjes në det, valëzimi do të jetë mesatar, me forcë 2-3 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?