Ditë terse në det. Pas djegies së tragetit, dy të tjera përplasen. Njëra mbytet.

Pas marrjes flake te tragetit italian ne brigjet e Korfuzit, ku para pak momentesh u evakuan te gjithe pasagjerët ( 478 veta) nga nje operacion shume i veshtire detar, lajmet thone se dy anije mallrash, një turke dhe një nga Belize, janë përplasur pak minuta më parë vetëm një milje nga porti i qytetit italian Ravena, duke shënuar kështu incidentin e dytë të kësaj dite në ujërat e Adratikut pas anijes greke që mori flakë në orët e para të mëngjesit të së dielës 28 dhjetor.

Sipas raportimeve, anija turke është fundosur, dhe deri tani mendohet se janë 11 personat e humbur në det dhe disa të plagosur.

Skuadrat e shpëtimit të kapitenerisë së portit të Ravenës kanë nxituar të ndihmojnë pasagjerët të ndihmuar edhe nga një helikopter i zjarrëfiksëve të Bolonjës.

Ndërkohë, në port kanë mbërritur disa ambulanca që po presin të japin ndihmën e parë për të shpëtuarit që mbërrijnë.

Për incidentet ka reaguar edhe kryeministri italian, Mateo Renci, i cili përmes një postimi në Twitter ka shpjeguar se çdo një orë autoritetet italiane do të sjellin përditësime për gjendjen.

SHKARKO APP