Ditëlindja që u kthye në mort, detaje nga aksidenti tragjik në Kavajë

Aksidenti i rëndë i mbrëmjes së shkuar në hyrje të Kavajës shkaktoi tre viktima, Lumturie Demrozin, Vilson Carën, si dhe Gentian Belbën.

Gruaja me dy vajzat e saj ishin në korsinë e dytë të rrugës hyrëse të Kavajës kur mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga Vilson Cara erdhi me shpejtësi drejt tyre. 24-vjeçari që drejtonte makinën, tentoi devijimin por pa arritur shmangien e përplasjes me tabelën e një karburanti.

Si pasojë e përplasjes fatale të vdekur në vend mbetën 46 vjeçarja Lumturie Demrozi dhe pasagjeri i makinës Gentian Belba, ndërsa Vilson Cara ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy djemtë do të shkonin në një festë e cila niste në mesnatë, ku do të festonin 24 vjetorin e Vilson Carës, festë në të cilën ata nuk arritën asnjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se njëra nga vajzat e viktimës, Xhesika Demrozi 21-vjeç ndodhet në spitalin e Durrësit, ndërsa vajza e dytë nuk ka pësuar dëmtime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?