Ditët festive, policia kontroll në tregje për shitjen e lëndëve plasëse dhe fishekzjarreve

Masat shtrënguese kanë kufizuar qytetarët për të festuar festat e fundvitit pasi dhe policia ka shtuar kontrollet për zbatimin e tyre. Në terren blutë kanë nisur kontrollet për tregtimin e fishekzjarrëve dhe kapsollave, ndërsa tregtarët shprehen se janë ndër më të kërkuarat nga qytetarët pavarësisht se ndalohen.

Për shkak të situatës së pandemisë policia e shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar për të monitoruar zbatimin e masave anti covid

Pavarësisht festave gjithë shërbimet policore do jenë në terren për zbatimin e kufizimeve të vendosura nga komiteti i ekspertëve, identifikimin e shkelësve, si dhe mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pothuajse gjithë efektivët e policisë rrugore janë planizuar në rrugë për të koordinuar qarkullimin e shtuar gjatë ditëve të festave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policisë së rendit i është caktuar një tjetër detyrë për kontrollin e tregjeve lidhur me tregtimin lëndëve plasëse dhe fishekzjarrëve. Blutë kanë nisur procedimet e para të pronarëve të dyqaneve që shesin kundër ligjit fishekzjarrët dhe shashkat.

Rasti më i fundit u regjistrua këtë të premte në Dibër ku dy biznesmenëve iu gjetën 70 pako kapsolla të cilat u sekuestruan. Burime nga policia bëjnë me dije se dy pronarët u proceduan penalisht  për tregimin e lëndëve piroteknike.

Por pavarësisht kontrolleve të policisë tregtarët shprehen se fishekzjarret janë nga mjetet më të kërkuara nga qytetarët përgjatë ditëve festive.

Tregtarët: Kërkojnë posi jo, po ne nuk kemi. Ajo tregon festën, tani është viti i ri, për festa asgjë tjetër

Një tjetër drejtim ku është fokusuar policia përgjatë festave është dhe parandalimi i ngjarjeve kriminale, ku ata janë planizuar sipas zonave për të identifikuar eksponentët kriminal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?