Ditët tragjike të familjes Halili në Gjirin e Lalëzit, zbardhen detaje të reja për 3 viktimat
Familja Haliti nga Gjilani, kishin shkuar për pushime në Gjirin e Lalëzit, por aty gjetën vdekjen. Mësohet se çifti Afrim dhe Ferdinaze Haliti si dhe nëna e Afrimit Elfetja, kishin marrë mjekim fillimisht nga mjekët e zonës dhe janë kthyer në banesë. Gjendja e tyre është përkeqësuar dhe kanë njoftuar urgjencën në Tiranë. Kur ka shkuar urgjenca në kompleksin turistik të Gjirit Lalëzit ka konstatuar se ata ishin në gjendje të rëndë. Në situatë më kritike ishte e moshuara Elfete Halili, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.
Ajo është marrë me barrelë së bashku me të birin Afrimin dhe janë vendosur në autoambulancë. Ndërsa gruaja, e cila ishte në gjendje pak më të mirë, për mungesë vendesh është vendosur në një nga karriget e personelit të ambulancës. E moshuara mësohet se është vendosur në oksigjen që në ambulancë.
Fillimisht është menduar që ti nisin direkt për Tiranë, por duke pare gjendjen e tyre i kanë dërguar për ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe pas mjekimit janë nisur drejt Tiranës. Tre anëtarët e familjes ndërruan jetë në spital njëri pas tjetrit në harkun kohor të tret ditëve, 6-7-8 maj.
Shkak për vdekjen e tyre dyshohet helmimi nga kërpurdhat të cilat ata i kishin mbledhur në pyll dhe konsumuar në shtëpi. Pritet ekspertiza për të sqaruar çfarë ka ndodhur realisht me tre pushuesit. Ndërkohë policia ka proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, mjekun Shyqyr Beqajn 54 vjeç dhe Jonuz Karajn, 60 vjeçar.