Djali 3-vjeçar qëllon me armë të dy prindërit

Djali 3-vjeçar  po kërkonte për një iPod në çantën e nënës së tij, por në vend të tij ka gjetur një armë të karikuar. Pak sekonda pasi nxorri  pistoletën 9mm nga çanta, djali pa qëllim e shkrepi atë.

Nëna 8-muajshe shtatzënë dhe babai i tij kanë mbetur të plagosur. Plumbi goditi babain e djalit në fundin e shpinës, dhe nënën e tij në shpatull. Justin Reynolds dhe Monique Villescas u shtruan në një spital në Nju Meksiko për të marrë trajtim për plagët e tyre. Të dy prindërit tashmë janë jashtë rrezikut për jetën, si edhe fëmija që Monique mban në bark gëzon shëndet të plotë .

Justin Reynolds tha se incidenti ndodhi shumë shpejt.  “Në fillim dëgjova një të shtënë, e më pas pashë të dashurën time të gjakosur. Kur u ula e dallova që isha plagosur edhe unë. U shqetësova për të dashurën time dhe djalin sepse nuk e dija nëse kishte goditur edhe veten,” tha Reynolds për mediat.

Kjo nuk është hera e parë që një fëmijë godet aksidentalisht me armë. Muajin e kaluar në Misuri, një djalë 5-vjeçar qëlloi për vdekje vëllain e tij 9-muajsh pasi gjeti pistoletën e gjyshit në shtëpi.

SHKARKO APP