Djali i 90-vjeçarit Thanas Çani: Do ta ndjek ligjërisht çështjen

90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi ka treguar për mediat në këto 24 orë, se pranë saj ishin paraqitur persona për t’i kërkuar firmën, e cila më pas ishte përdorur për t’i ngarkuar tre kompani që kishin realizuar rreth 30 milionë dollarë xhiro vjetore.

Në një komunikim me ABC, Ardjan Çani deklaron se familja e tij dhe babai i tij Thanas Çani e mësuan vetëm nga media faktin se babai i tyre ishte i përfshirë në një skemë ku ndonëse qarkullonin miliona dollarë nuk ka përfituar asnjë qindarkë.

“Kjo që ka ndodhur jo vetëm është si skenar filmash, por është e ngjashme me episode humoristike. Nuk na ka njoftuar as krim ekonomik dhe askush. Ne e kemi marrë vesh vetëm kur gjetëm emrin e babait dhe foton e tij nëpër portale. S’ka ardhur asnjë letër që të na njoftoi as tek unë dhe as tek babai im. Nuk jemi njoftuar për asgjë nga këto që kanë ndodhur gjithë këto vite”.

Djali thotë edhe se do të ndjek të gjithë rrugën ligjore për zbardhjen e ngjarjes. Emrat e pensionistëve u denoncuan nga LSI-ja si persona që kishin marrë në zotërim 3 kompani që kishin qarkulluar rreth 30 milionë dollarë, por që siç ka rezultuar nuk kanë përfituar asgjë dhe shkresat për ta janë falsifikuar.

SHKARKO APP