Djali i Andrea Stefani filmon Tiranën me dron, alarmohet policia VIDEO

Në You Tube, ku shfaqen pamje të Tiranës, të filmuara përmes një droni.Pamjet e mrekullueshme nga 150 metra lartësi janë hedhur në profilin në “Facebook” të analistit Stefani, më 2 mars 2015. (Klikoni këtu për të parë videon)

Droni është ngritur në qiellin e Tiranës ditët kur në Shqipëri ndodhej për një vizitë zyrtare edhe kryeparlamentarja e Serbisë, Maja Gojkovic, prandaj edhe policia u vu në alarm derisa zbuloi se kush ishte pas tij dhe për cfarë bëhej fjalë. Sigurisht që ky dron s’kishte lidhje me Gojkovic, por ka qenë ideja për të ofruar disa pamje ndryshe të Tiranës në fillim të pranverës.

“Ne e ngritëm dronin në mes të Beogradit dhe s’po e ngremë këtu në Tiranë!”, ­u është përgjigjur policëve Stefani, që kujton se në legjislacionin shqiptar nuk ka ende një pengim ligjor për përdorimin e dronëve në qendrat e banuara.

 

SHKARKO APP