Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Djali i Enver Hoxhës letër Ramës: Jemi në mes të katër rrugëve, na shembët shtëpinë

Aktualitet E hënë, 29 Qershor 2020 10:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për shkak të punimeve që po kryhen tek Unaza e re në Tiranë, nga projekti u prek edhe banesa ku jetoi për më shumë se 26 vite Nexhmije Hoxha. Djali i madh i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ilir Hoxha i ka dërguar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama pas shembjes së shtëpisë. Në vijim letra e plotë e Ilir Hoxhës, drejtuar Edi Ramës dhe ambsadorëve:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Drejtur: Zotit Edi Rama kryeminister i Shqipërisë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 8 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 8 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 9 orësh

Për dijeni: Zonjës Yuri Kim, Ambasadore E SHBA

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zotit Luigi Soreca, Ambasador i BE

Zonjës Erinda Ballanca, Avokate e Popullit

Komitetit të Helsinkit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Vjenë

Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni. Më konkretisht ndaj IKMT-s me drejtuese Znj Dallëndyshe Bici.

Bazuar në ligjin e shpronësimeve Nr. 8561 datë 22.12 1999, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta- Rrethrrotullimi Shqiponja”, (Loti I), u njoftuam për shpronësimin e banesës sonë. Nuk patëm asnjë kundërshtim, madje treguam mirëkuptimin tonë të plotë, për mospengimin e realizimit të kësaj vepre të madhe publike. Ndërkohe ishim në pritje të merrnim dëmshpërblimn që na takonte, që të sistemoheshim në një banese tjetër si dhe prisnim njoftimin shkresor nga IKMT-janë lidhje me afatet qëNe duhet të largoheshim nga banesa. Gjykoj se këto janë detyrime që administrata shtetërore ka ndaj qytetarëve të këtij vendi, të cilet kanë të drejtën të trajtohen me kujdesin dhe respektin e duhur dhe jo me veprime fashiste sic ndodhi me ne.

Por … Më datë 26 Qershor 2020, ora 9, në godinën ku banoja une dhe pjestarë të tjerë të familjes Hoxha, u paraqitën inspektoret e IKMT me fadroma për të prishur ndërtesen. Për t’ju vëne në dijeni, neve nuk na kishte ardhur asnjë vendim shkresor nga IKMT për prishjen e pallatit, ku duhej të ishte e përcaktuar dhe data që duhej të largoheshim nga ndërtesa. Pra u ndodhëm para një veprimi krejt arbitrar. Në këto kushte u detyrova t’idërgoj nje sms znj Dallëndyshe Bici ku i shkruaja :”Mirëdita, po ju lutem për një gjë. Kanë ardhur për të prishur shtëpinë. Nuk kemi kundërshtim. Të lutem ta shtyni dhe dy ditë se nuk po arrijmë të zbrazim apartamentin. Do ju lutesha me mirëkuptim për shtyrjen. Faleminderit. Me respekt Ilir Hoxha.

Zonja në fjalë megjithëse e pa sms, nuk dha asnjë përgjigje, duke qenë institucioni i saj fajtor.

Për mos u zgjatur, pas presioneve të vazhdueshme arrogante të punonjësve të IKMT , duke na prerë dhe dritat për ta bërë fakt të kryer, na nxorrën me dhune nga banesa, ku kishin mbetur shumë relikte dhe materialetë Enver Hoxhes si dhe objekte tona personale.

Qëllimi i znj Dallëndyshe Bici ishte qëme cdo kusht të nxirrte në mes të katër rrugëve familjen e Enver Hoxhes, dhe ia arriti qellimit. Mbetem pa shtëpi dhe ato orendi dhe objekte që shpëtuam ishpërndamë në miq e shoqeri. Më vjen keq zoti Kryeministër që t’ju them, se u përserit e njëjta situatë sic na nxorri nga shtëpia Sali Berisha në vitin 1993. Më vjen cudi si përputhen këto akte fashiste edhe pas 30 vjetëve, për më shumë nga një qeveri e majtë?!!!

Por, nuk mbyllet me kaq. Persekutimi i familjes së Enver Hoxhes u duk qartazi, se pasi na larguan me forcënga banesa, IKMT jo vetëm nuk e prishi pallatin por lejoitë hyjnë njerez nga rruga që të plackitnin cfarë kishte mbetur në banesën tonë. Në këtë rast ne u demtuam jo vetëm materialisht por edhe moralisht se gjërat e shtëpisë tonë përfunduan në duart e njerzëve të panjohur, ndërkohë që mund të ishim lejuar ne ta boshatisnim banesën.

Nuk e kuptoj zoti Kryeminister. Administrata juaj kishte gati dy vjet kohë, që cdo gjë të shkonte më së miri. Edhe Ne të sistemoheshim në kohë dhe punimet të mos pengoheshin. Pse duhet kjo arrogance. Për të treguar që jeni të fortë dhe mund të bëni cfarë të doni, apo keni një administratë të paaftë për fatkeqësi të këtij populli.

Institucioni i IKMT mban përgjegjësi dhe une do të ndjek rrugën ligjore për:

– Dhunim banese

– Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës

– Vjedhja e orendive personale

– Shkelja e të drejtave të njeriut

– Dëmi moral dhe ulja e dinjitetit të familjes time.

Për të gjitha këto do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material.

Uroj dhe shpresoj që drejtësia e re do të jetë e paanshme dhe jo e politizuar.

Në fund kam një falenderim për korrektësinë e Policisë së Shtetit që ishte në lartesinë e detyrave të saj.

Me respekt

ILIR HOXHA

Etiketat e lidhura

edi ramaIlir HoxhaletraNexhmie Hoxhashtëpia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.