Djali i Faik Myrtajt: Berishës, vetëm plumbi i bën mirë

Pesë vite pas 21 janarit 2011, dosja është mbyllur përfundimisht, por familjarët e viktimave janë të revoltuar.

Dhe më i revoltuari duket Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt, 50-vjeçarit të vrarë para kryeministrisë.

Ai ka deklaruar më parë se ka prova të forta për ngjarjen, që do të trondisin politikën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe teksa “Dita” e ka intervistuar me shpresën se do të marrë ndonjë detaj nga këto prova tronditëse, Myrtaj thotë se nuk do flasë tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por sipas tij, njerëzit e fisit të tij i kanë siguruar këto prova.

“Dikush shpenzoi shumë për to dhe për momentin nuk mund të flas më tepër”, sqaron ai.

Ndërsa i pyetur se kush mendon se ia vrau babanë, ai thotë: “Killerat e Sali legenit”.

Ai shprehet i zhgënjyer edhe me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

“Vota e fundit shkoi atje. Megjithëse kam kuptuar se pushteti ndahet në tavolinë, votat e popullit nuk i interesojnë askujt”, shton ai.

Ndërsa duke komentuar thirrjen e fundit të Berishës për armatosjen e popullit, Myrtaj thotë: “Atij vetëm plumbi i bën mirë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?