Djali i Mehmet Shehut: Ja provat që s’kam kryer vepër penale

Skënder Shehu, djali i ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu është përjashtuar nga hetimet që po kryhen në Suedi për veprën penale të lëndëve narkotike.

Me një vendim të prokurorit të rrethit të Stokholmit, thuhet se nga provat ekzistuese nuk mund të vërtetohet se ai ka kryer ndonjë vepër penale.

Aktualisht, Skënder Shehu ndodhet në kryeqytet dhe i kontaktuar nga ‘Gazeta Shqiptare’ u shpreh se për çështjen nuk mund të shprehej më gjatë pasi ajo është në hetim, por përsa i përket atij ai është i përjashtuar nga këto hetime dhe ka një vendim të Prokurorit të rrethit, Stokholm, lidhur me këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto janë dokumentet në origjinal, dhe të noterizuara e përkthyera shqip, ndaj mund t’i shihni,”- shprehet Skënder Shehu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Djali i dytë i ish-kryeministrit Mehmet Shehu u kthye sërish në epiqendër të mediave më 17-18 maj, ku sipas raportimeve u deklarua prangosja e tij në Suedi në muajin prill, pasi në një banesë që figuron në emër të tij dhe që ai ia kishte lënë në dorë të dytë një shtetasi tjetër u gjet marjuanë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?