Djali i Nexhmije Hoxhës: Ajo dhe babai gjithë jetën ja kushtuan atëdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë
Djali i Nexhmije Hoxhës, Ilir Hoxha ka folur lidhur me vdekjen e të ëmës. Hoxha ndër të tjera shprehet se “Ajo dhe babai gjithë jetën ja kushtuan atëdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë”.
“Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes.
Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.
Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj.
Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.
Me respekt Ilir Hoxha
Tiranë 26 shkurt 2020
Shënim: Homazhet dhe percjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt
Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtëpine tonë, në Laprakë (pranë sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit”, shkruan Ilir Hoxha.

KOHA JONË SONDAZH

