Djali i zakonshëm që u kthye në hero! Rrjeti përlotet për Arjan Salën: Shpëtoi 25 njerëz

Arjan Sala i lakuar si heroi i ditëve të fundit, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. 33-vjeçari prej 5 vitesh punon në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm. Rrjetet sociale janë mbushur nga postime që shkruajnë për të, i cili u fut në magazinën e përfshirë nga flakët, ku shpëtoi 25 persona dhe vetë mbeti brenda. Familjarët kanë humbur shpresat që 33-vjeçari të jetë gjallë.

”Të gjithë sot duhet të shkruajmë për heroin Arjan Sala që shpëtoj 25 njerëz dhe vetë vdiq në një nga magazinat e një qendre tregtare, pasi ra zjarr natën e djeshme. Të gjithë sot duhet të flasim për tragjedinë që i mori jetën një njeriu të pafajshëm, ku jetën e tij e dha duke shpëtuar njerëz të tjerë të pafajshëm. Ne përfundimisht jemi një popull që na i ka “veshur” sytë politika dhe asnjëherë nuk shkruajmë për heronj të vërtetë , për njerëz si Arjani. Sot media totalisht fliste për fushatat elektorale nga mëngjesi deri në darkë , vetëm në veçanti të disa portaleve. Sot media flet për “personazhe “ që që sillen si klloun në studio televizive. Sot media flet për Përputhen dhe bëmat e tyre ,pasi nuk i hyjnë askujt në funksion të jetës! Sot media flet për ShowBizz-in dhe “personazhet Vip “ pa talente duke arritur aty ku janë nëpërmjetë rrugës më të shkurtër ,ku të gjithe e dimë ( shumica ). Përfundimisht ne jemi një popull që vlerësojmë dhe ngrejmë në piedestal njerëzit e gabuar ,dhe kurrë njerëzit si Arjani ,që shpetoj jetën e 25-vetave. Edhe pse nuk ka më vlerë ,ai duhet të konsiderohet HERO nga të gjithë! Ngushëllime familjarëve ,pasi emri i Arjan Salës nuk do vdes kurrë”,-është një nga postimet që po bëhet virale.

”Arjan Sala, 33 vjeç, hyri mes flakëve dhe shpëtoi 20 jetë. Vetë nuk ia doli të dilte i gjallë. Hero i vërtetë. Pak rëndësi i është dhënë këtij lajmi sot sepse media jonë e blerë dhe e shitur ka merakun e propagandës. Dhimbje për këtë njeri të mirë”,-shkruhet në një tjetër.

“Arjan Sala ishte një djalë i zakonshëm i këtij vendi, të cilin kur rrethanat e vunë në një situatë të jashtëzakonshme u përgjigj duke vrarë frikën dhe me gatishmërinë për të shpëtuar jetë. Ky është përkufizimi i heroit. Jo me dëshirën për të dalë i pari me çdo kusht po me dëshirën për të sherbyer kur ka nevojë. Njerëz të tillë meritojnë nderimet më të larta që mund të ofrojë shteti shqiptar. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së Arjanit në këto momente të trazuara kur kërkimi akoma vazhdon. Gjithashtu duhet theksuar se në raste të tilla, përveç nderimit të atyre që sakrifikohen, është e udhës të evidentohen të gjitha hallkat që dështuan dhe të merren masa për parandalimin e tragjedive të tjera, për të minimizuar numrin e viktimave dhe për t’i ardhur në ndihmë strukturave në vijën e parë të frontit. Edhe një herë ngushëllime!”– shkruhet në një tjetër dedikim të bërë nga Vojo Bregu, koordinatori politik I LSI-së për Vorën.

SHKARKO APP