”Djali nuk do ekstradohet”, flet babai i Laert Haxhiut: Janë politikanët që…
Laert Haxhiu është emri më popull sot në mediat shqiptare, ku tashmë përmendet edhe për plane për të vrarë prokurorë dhe avokatë. Ai ndodhet i burgosur në Greqi, dhe kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij në gusht u rrëzua nga Gjykata e Janinës.
Babai i tij, Qamil Haxhiu ka thyer heshtjen dhe ka folur në lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj djalit të tij dhe vendimit të gjykatës, për të dhe bandën me 15 pjesëtarë. Ai tha se i biri është akuzuar dhe për vjedhje në Shqipëri, ndërkohë që ka qenë i burgosur në Greqi.
“Po kam kontaktuar me Laertin. Do flas përmes avokatit të tij për të sqaruar pozicionin e tij. Laerti nuk ka armiq. Janë këta që po e kërkojnë pa prova. Janë njerëz që janë marrë me politikë dhe që rrënjët i kanë akoma në politikë. Policia e Shtetit ka ardhur disa here për kontroll te shtëpia ime. Djalin e kanë akuzuar për vjedhje në Shqipëri, ndërkohë që ai është në burg në Greqi. Laerti nuk do ekstradohet në Shqipëri, sepse prokuroria s’ka pasur asnjë lloj objektivi pa pasur tabulate, foto. Pse s’i japin? Të thonë kemi shenja gishtash, tabulate telefonik, kemi pamje vizive për filan vrasje. Pse si japin këto? E kuptoni çfarë po i bëjnë në Lushnje terror. Atij i rrezikohet jeta nga doli kaq mafioz, që në fillim konsiderohej si vrasës me pagesë”, tha babai i Laert Haxhiut për Top News.