Djali që goditi makinën e shefit të policisë në Korçë torturohet edhe në komisariat (VIDEO)

Fillimisht ai u dhunua publikisht nga policia në mes te qytetit të Korçës, denoncuar përmes një videoje që bëri xhiron në rrjetet sociale. Më pas përfundoi në spital pas torturave edhe brenda në qeli. Në një video të re publikuar ne rrjetet sociale, mund te shihni debatin mes mjekeve dhe policeve, ku duket se policia i bën presion mjekeve… Është ora 01.00 e natës dhe 33 vjeçari Tomi Misha ndodhet në spital pas torturimit edhe brenda ne komisariat, raporton Respublica. Policia po i bën presion mjekëve që ta kthejnë në qeli se kanë frikë se mos vijnë mediat dhe shohin shenjat e dhunës ndërsa mjekët refuzojnë pasi gjendja e tij shëndetësore është shqetësuese dhe kërkon mbikëqyrje mjekësore! Torturimi ka sjelle shembje në gjoks, bark, gjymtyrë dhe fytyrë.

Pas një debati të ashpër midis mjekëve dhe policisë, skenat që shihni në video tregojnë dërgimin e Tomi Mishës nga dhoma e spitalit në pavijonin e skanerit për të vlerësuar shembjet. Ndërkohë Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Tomi Mishën, të riun që u dhunua dje në mes të Korçës se gërvishti makinën e zëvendësdrejtorit të policisë, Arben Hyseni. Ai akuzohet se kundërshtoi policinë dhe ishte i dehur. Por janë prinderit e tij që akuzojnë policinë.

Për të parë videon klikoni KETU

Lajme të tjera për këtë argument:

Rrahja e të riut në Korçë, pezullohet zv.Drejtori i Policisë

Policia rreh të riun në mes të Korçës FOTO-VIDEO 

Dhuna e policisë, pezullohen dy efektivët (VIDEO)

SHKARKO APP