Djali rreh nënën 68-vjeçare dhe e kërcënon se do e vrasë me sopatë

Policia e Lushnjës ka arrestuar një ditë më parë një 33-vjeçar, pasi ka dhunuar të ëmën e tij.

E.Todri ka rrahur nënën e tij 68-vjeçare, pasi kjo e fundit zihej me nusen e tij.

Sipas policisë, 33-vjeçari e ka kërcënuar me sopatë të ëmën, se do ta vriste.

Pas arrestimit, ai ka deklaruar në polici se e ëma zihej prej disa kohësh me bashkëshorten e tij.

Jo vetëm kaq, por sipas tij, ajo përhapte thashetheme për të shoqen dhe e cilësonte atë sit ë përdalë.

SHKARKO APP