Djath i skaduar në pica, shoqërohen 10 persona

10 persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës mbrëmjen së hënës në zonën e Kasharit. Bëhet fjalë për pronarët dhe punëtorët e një magazine frigoriferike ku u gjend djathë për pica dhe sanduicë i skaduar. 

Dy prej të shoqëruarve janë arrestuar pasi sipas unfirmave blu mësohet se djathi vinte nga vendet perëndimore në forma të ndryshme dhe u ndërrohej etiketa e datës së skadencës në magazinën që ndodhej në Qafë Kashar. 

Ky djathë për pica kishtë skaduar që nga muaji dhjetor 2014 dhe një pjesë e tij në janar 2015, por ai ende tregëtohej në disa pika shitjeje në Tiranë.  Po ashtu policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale të gjitha etiketat e falsifikuara dhe djathi i importuar. Ky operacion u krye nga drejtoria e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës.

SHKARKO APP