FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Djathtas për Zhvillim jo koalicion luksi”, Elezi: S’na financon njeri sot, që të na komandonte nesër

Kandidati i koalicionit ”Djathtas për Zhvillim” në Tiranë, Ibsen Elezi është shprehur se ky grupim politik nuk është i zhytur në luks, por sipas tij, kandidatët mbulojnë shpenzimet e tyre. Për të nëse ky koalicion do të ishte një koalicion luksi, atëherë sipas tij, pas këtij grupimi do të qëndronin njerëz të fuqishëm, që do të kërkonin llogari pas 11 majit.

”Unë di që hapësirat tona mediatike në këtë periudhë janë të vogla. Kjo është një dëm, por ne duhet të tregohemi sa më të qartë me opinionin publik dhe kjo është një betejë. Ne nuk jemi një parti luksi që kemi para. Ne jemi persona që mbulojmë shpenzimet tona të përditshme.

Nëse do të shihnit se ne jemi parti luksi, atëherë dikush do të jetë pas nesh. Nëse dikush do jetë pas nesh, nesër ai do të japë edhe urdhëra që ti të mos jesh konseguent i fjalëve të tua. Kështu që ky është modeli i fushatës që ne po ndërtojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takime personale dhe me grupe të vogla. Ballafaqimi elektoral është një problem i madh, pasi 2 partitë e mëdha i kanë bojkotuar debatet politike. Rama dhe Berisha duke braktisur studiot televizive, po dëmtojnë demokracinë”, tha Elezi në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?