Dje nuk shkuan në mbledhjen e thirrur nga Dritan Leli, këshilltarët e bashkisë në Vlorë mblidhen sot para teatrit “Petro Marko”

Vijon ngërçi i komunikimit mes këshilltarëve të bashkisë së Vlorës dhe kryetari të bashkisë Dritan Lelit. Anëtarët e këshillit bashkiak ashtu siç kishin paralajmëruar janë mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen në ambientet e teatrit ‘Petro Marko’, por dyert e tij janë mbyllur sërish. Anëtarët e Këshillit bashkiak kanë vendosur që ta zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit, në ambient të hapur.

Ndërkohë kryetari i bashkisë, Dritan Leli lajmëroi një ditë më parë se nuk do të ishte i pranishëm në mbledhje, për shkak të axhendës së planifikuar. Ky i fundit e kishte thirrur zhvillimin e mbledhjes një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?