Dje piku i infektimeve me COVID-19 në nivel global, OBSH kundër një izolimi të dytë

Organizata Botërore e Shëndetësisë është kundër një izolimi të dytë. Ky reagim erdhi pikërisht pasi dje u shënua dhe piku më i lartë i numrit të infektimeve në nivel global për 24 orët e fundit.

Teksa raportoi për një rekord të ri rastesh me Covid-19 me rreth 350 mijë e 800 të prekur nga koronavirusi, përfaqësues të OBSH u bën thirrje drejtuesve të shteteve që të rishikojnë masat. Sipas OBSH-së, rikthimi në karantinë do të ishte shkatërrues për shoqërinë por edhe për ekonominë e shteteve.

Franca dhe Spanja janë dy shtetet më në alarm, ndërkohë që këto dy vende kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe gjithçka do të varet nga ecuria e pandemisë. Kujtojmë se duke nisur nga dita e enjte, në vendin tonë do të bëhet e detyruar përdorimi i maskave kudo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?