Djegia e autobusit në Krujë – Humbin jetën dy të plagosurat

Rritet bilanci i viktima të ngjarjes të 27 majit në Krujë, ku një autobus me 31 besimtarëve të Kishës Ortodokse të Vlorës u përfshi nga flakët.

Kisha e Shën Theodhorit Vlorë njofton se kanë  humbur jetën dy të plagosurat që ishin dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Athinës, duke e çuar kështu në tre numrin e viktima nga kjo ngjarje.

“Me dhimbje të madhe, ju njoftojmë se ndërruan jetë edhe dy, nga besimtaret që ndodheshin në autobuzin që u përfshi nga flakët në qytetin e Krujës, zonjat Viktoria Dhiamandi Moçka dhe Sose Labaj. Ju ftojmë në lutje që Perëndia t’i prehë shpirtrat e tyre nę paqe dhe familjarëve tu japë forcë e ngushëllim. I përjetshëm kujtimi i tyre!”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?