Djegia e pallatit në Tiranë, zbulohen detaje të reja. Dyshohet se zjarri u ndez nga disa fëmijë
Zjarri masiv që përfshiu pallatin 12 katësh të “Arlis”, pranë QSUT-së të martën, dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e disa të miturve. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pasi janë administruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth, që hedhin dritë mbi ngjarjen.
Sipas pamjeve, rreth orës 16:30 të së martës, një fëmijë shihet duke luajtur në pjesën e pasme të marketit, në katin e parë të pallatit. Pranë fasadës ndodheshin kartona të grumbulluar. Nuk dallohet qartë momenti i ndezjes së zjarrit, por i mituri qëndron për disa sekonda pranë tyre. Menjëherë pasi largohet, në zonë nis të dalë tym. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke u aktivizuar fillimisht në ambientet e marketit dhe më pas duke përfshirë të gjithë fasadën e pallatit, çka solli dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët.
Salla operative eshtë njoftuar për ngjarjen në orën 16:50.
Për këtë ngjarje nën hetim është vënë pronari i kompleksit “Arlis” Armando Lilo si dhe 2 punonjëse të marketit. Sakaq, është arrestuar menaxherja e marketit, administratori i pallatit, inxhinieri drejtues i punimeve dhe administratori i subjektit që ka bërë punimet për fasadën e kompleksit.
KOHA JONË SONDAZH

