Djegia e plehrave në Kamëz, Bashkia: 1 javë kohë për zgjidhjen

Pas 2 takimeve të dështuara mes protestuesve dhe kryetarit të Bashkisë Kamëz, për heqjen e mbetjeve urbane që derdhen dhe digjen në lumin Tërkuzë, protesta vijoi edhe sot por zgjati vetëm 10 minuta. Sipas ambientalistit Sazan Guri, protestuesit u shpërndanë menjëherë pasi u njoftuan se Xhelal Mziu u ka kërkuar 1 javë kohë për të gjetur zgjidhje.

Banorët pranë lagjes Dritas janë ankuar prej vitesh për djegien e mbeturinave, për këtë krim mjedisor që thonë se po u merr jetën. Të njëjtën gjë pohon edhe kryetari i bashkisë Kamëz, i cili shpjegoi se projekti për ndërtimin e një landfilli në Valias është miratuar në këshill bashkiak vitin e kaluar, është miratuar edhe nga KKT-ja, por sipas Mziut qeveria e ka refuzuar.

Protestuesit shprehen se kërkesa për ta shtyrë këtë çështje edhe 1 javë mund të jetë thjesht një zvarritje nga ana e kryetarit të bashkisë Kamëz, por thonë se nëse nuk do të ketë zgjidhje edhe pas këtij afati, protesta do të jetë më masive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?