“Do e ruaj gjithmonë”, Spiropali reagon për dhuratën që Rexhep Selimi i dërgoi nga Haga

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka reaguar sot për dhuratën që luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, i dërgoi nga Haga dhe të cilën ia dorëzoi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Do e ruaj gjithmonë këtë dhuratë të bukur, punuar prej luftëtarit me shpirt artisti, Rexhep Selimit, dërguar nga Haga.

Faleminderit mik! Me besimin se e drejta do të fitojë dhe me shpresën se së shpejti të katërt do të ktheheni të lirë e faqebardhë në Kosovën që ju do dhe e doni aq shumë”, shkruan Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?