Do hapi një parti të re, aktivisti Adriatik Lapaj: Pika ku ndahem unë nga “të vjetrit”

“Aty ku nata është më e errët, aty nis një agim i ri”, duke besuar fort në këtë shprehje, Adriatik Lapaj ka marrë vendimin për të krijuar një parti politike dhe duke e çuar në një stad tjetër kontributin e tij. I ftuar në ”A2cnn”, Lapaj ka zbuluar se si e mori vendimin për të qenë pjesë e politikës aktive në Shqipëri dhe cili ishte momenti kyç që e shtyu drejt këtij rrugëtimi të ri.

“Vendimi ishte një bashkëbisedim me veten për të parë mundësinë si të kontribuoja dhe veten e kasha gjetur deri në atë, por mënyra se si shkoi përballja politike dhe mungesa e një opozitarizmi dhe cilësia më bëri ta marr këtë vendim”, tha Lapaj.

Me partinë e re politike që synon të drejtojë, ai premton një model dhe një alternativë të re, duke reflektuar mbi gabimet e bëra përgjatë 32 viteve të gjata të tranzicionit.

“Kjo gjë ka ndodhur në 32 është një cikël që po merr fund, pyetja është nëse cikli i ri që do të nisë, do të jetë me parime dhe mbi një model të ri apo përsëritje i të njëjtit model, unë theksoj që unë 32 vite të tranzicionit, nuk i shoh të zeza të gjitha, duhet të japim një model të ri dhe një alternativë të re. Unë kam problem mungesën e reflektimit, të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulur në gabim është dashakeqësi. Unë ndahem në pikën që nuk reflektojnë. Ëndrra është për model të ri që lidhet me garën dhe meritokracinë”, tha Lapaj.

SHKARKO APP