Do kafe apo do një …. ?!

Bar “Unik”, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, përveç pijeve për klientët ofronte edhe shërbimet e prostitutave. Dy vajza të reja kishin rënë dakord me pronaren e lokalit, e cila gjente klientë për dy vajzat me emrin e punës Ana dhe Xhoi. Pasi kishin dyshime për prostituimin e vajzave në këtë lokal, policia nisi të mbante në vëzhgim lëvizjet në lokal, raporton Panorama.

LËVIZJET NË LOKAL

Ajo që kanë parë oficerët kanë qenë lëvizjet e vajzës me emrin Xhoi, e cila hynte e dilte shpesh në lokal duke biseduar herë pas here me klientë të ndryshëm dhe pronaren. Pasditen e asaj dite, një djalë i moshës 30-35 vjeçare, veshur me një bluzë e pantallona të zeza, dhe me shapka, është parë të ulet në një nga tavolinat e barit dhe të komunikonte shpesh me pronaren 55-vjeçare.

Pas rreth 30 minutave para lokalit ndalon një taksi nga e cila zbret një vajzë rreth moshës 25 vjeçare dhe futet në lokal ku flet me pronare, e më pas ulet në shoqërinë e djalit me bluzë të zezë.

Ka qenë reja që është çuar e para nga tavolina pas 10 minutash bisedë dhe është drejtuar në godinën përballë, kur ndodhej një hotel. Nga pas e ka ndjekur edhe djali.

KAPJA “MAT”

Pas 15 minutave që çifti kishte hyrë në hotel, kanë ndërhyrë agjentët së bashku me autopatrullën e Skuadrës Shqiponja.

Pasi kanë pyetur recepsionistin për numrin e dhomës, trokitën dhe hynë, duke i gjetur dy personat të zhveshur.

Në këtë moment, kanë pyetur vajzën se sa lekë kishte marrë nga djali 32-vjeçar. Ajo ka nxjerrë nga çanta një kartëmonedhë 5000 lekë të rinj.

DËSHMIA

Në polici 32-vjeçari ka pranuar se numrin e telefonit të vajzës e kishte gjetur përmes pronares së lokalit përballë hotelit, pra 55-vjeçares me inicialet Xh.S.

“Kam dëgjuar për lokalin e Xh. se mban femra për prostitucion dhe kam shkuar disa herë më parë për kafe. Dje shkova pasdite dhe pronarja e lokalit më pyeti nëse doja ndonjë femër për seks dhe unë pranova. Xh. më dha numrin e Anës dhe e mora në telefon. Ajo erdhi me taksi dhe u ulëm të pimë diçka. Ramë dakort që të bëjmë seks në këmbim të 5 mijë lekëve (të reja). Shkuam tek hoteli përballë dhe pagova edhe 1000 lekë (të reja) për dhomën. Sapo filluam të kryejmë marrëdhënie hyri policia”.

Ndërsa vetë 29-vjeçarja, me emrin e punës Ana, gjatë hetimeve ka deklaruar se kontaktin e parë me lokalin e Xh. e ka pasur një javë më parë ku një shoqja e saj bënte të njëjtën gjë.

“Shoqja më ka ftuar tek lokali “Unik” për të gjetur ndonjë mashkull që të shkonte me lekë. Kur shkova tek lokali, pronarja më tha se nëse do kishte ndonjë kërkesë, për mua nga meshkuj, do më telefononte.

Madje shoqja më sugjeroi se mund të shkoja tek hoteli që ishte përballë lokalit”.

Një ditë më parë se të kapej në flagrancë, e reja kishte kryer seks edhe me një shtetas turk, po në këtë hotel.

“Dje në darkë më mori në telefon një djalë i panjohur dhe më tha se jam porosi e Xh., hajde tek lokali. Pasi ramë dakort për pagesën, shkuam tek hoteli”,- tha e reja, shkruhet në vendimin e gjykatës.

SHKARKO APP