Do rritet apo jo çmimi për marrjen e patentës?

Pas ndryshimeve të fundit në Kodin Rrugor, ka pasur spekulime të shumta se çmimi për marrjen e patentës do të rritet deri në dyfish.

Është folur se çmimi mund të shkojë deri në 70 mijë lekë të reja.

Por, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Arben Pinari, thotë se nuk ka ndryshuar asgjë dhe nuk ka asnjë motiv që autoshkollat të rrisin çmimin e patentës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Pinarit, këto janë vetëm spekullime në treg pasi të gjitha ndryshimet që janë bërë në Kodin Rrugor dhe ato çfarë mendohet të bëhen, nuk do të prekin kostot e shërbimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka patur një amulli sa i përket dyfishimit të çmimit të patentës.

Sot jemi në një ekonomi tregu, çmimet rregullohen nga raportet kërkesë-ofertë, por natyrisht ka disa tarifa shtetërore të cilat ato nuk janë detyrim i autoshkollës, por janë detyrim i kursantit.

Ato janë tarifa shtetërore të cilat nuk kanë ndryshuar dhe në ndryshimet e fundit ligjore, nuk është prekur aspak ajo që duhet të  influenconte tek kostoja e shërbimit.

Të gjithë ndryshimet ligjore që janë bërë dhe çfarë mendohet të bëhet nuk kanë prekur kostot e shërbimit”, është shprehur Pinari për Ora News.

Gjithashtu ai ka theksuar se ky spekullim duhet të përgënjeshtrohet dhe të sqarohet nga strukturat e Ministrisë së Transportit Rrugor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?