Do shkojë në 2 numri i viktimave nga zjarret në Gramsh? Brataj: Situata është kritike, janë disa vatra

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ndodhet në Gramsh, dhe nga aty thotë se numri i viktimave nga zjarret në këtë zonë mund të jetë dy, por pa e konfirmuar zyrtarisht këtë gjë. Brataj tregon se në spital kanë marrë ndihmë 8 persona nga zonat e rrezikuara nga zjarret, teksa shtoi se Urgjenca Kombëtare me ekipet ndodhet në gatishmëri me të gjitha mjetet.

”8 persona janë paraqitur në spital, 6 janë larguar dhe kanë ngelur 2. Nuk ka asnjë në gjendje të rëndë. Kanë pasur probleme me frymëmarrjen, ankthin. Ekipet janë të shpërndara në të gjitha fshatrat për të mbështetur popullsinë dhe zjarrfikësit apo FA. Janë në dispozicion të gjitha mjetet, medikamentet. Këtu në Gramsh kemi mbi 2 orë e gjysmë, duke parë dhe pasojat e zjarrit. Humbje jete mund të jenë 2 persona. Një është konfirmuar, por mendohet dhe një i dytë. Jemi në gatishmëri. Situata është kritike, janë disa vatra zjarri që po zhvillohen”, tha Brataj për A2cnn.

Gjatë ditës u shënua dhe viktima e parë në Gramsh, një 80 vjeçar, i cili humbi jetën nga asfiksia. Ishte zjarri që ai ndezi në oborrin e shtëpisë së tij, që u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhe fshatra të tjerë të zonës, pranë pyjeve të pishës në faqen e malit Koshnicë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër fshatra të djegur dhe 4 të tjerë të dëmtuar, ndërsa 9 numri i të evokuarve nga banorët që rrezikonin jetën. Flakët janë përhapur edhe në pyllin e Koshnicës. Policia ka krijuar një kordon sigurie. Banorët kanë refuzuar fillimisht të evakuohen, por pas këmbënguljes së grupeve të emergjencave janë dorëzuar duke u larguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka pasur edhe persona të lënduar, mes tyre edhe 4 gra, që po mjekohen në spital, por pa rrezik jete. Forcat operacionale po punojnë që të mos lejojnë përhapjen e tij më tej, duke e lokalizuar. Nuk ka pasur përmasa kaq të mëdha të zjarreve më parë në këtë zonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?