“Do sulmoj Vatikanin, armët do mi sigurojnë shqiptarët”

Policia italiane shkatërroi mëngjesin e sotëm një celulë terroriste në Milano, ndërsa në pranga u vunë disa persona, ndërsa nuk kishte shqiptarë mes të arrestuarve. Por media ka zbardhur përgjimet që janë bërë gjatë hetimit, ku personi kryesor i kësaj celule është regjistruar duke u shprehur se do të “sulmonte Vatikanin dhe ambasadën e Izraelit, ndërsa armët do të ja siguronte një shqiptar, sepse në tregun e brendshëm nuk do të mund të gjente”.

“Për këta armiq betohem, se nëse më siguroni familjen, betohem se do të jem i pari që do të sulmonte Italinë kryeqtare, betohem se do të sulmoj Vatikanin, me vullnetin e Zotit”.

Në një përgjim të bërë në 25 mars mes Abderrahim Moutaharrik dhe Mohamed Koraichi, të dy të arrestuar gjatë operacionit antiterrorizëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E vetmja kërkesë – thotë Moutaharriku – është familja, ti e di të paktën dua që fëmijët e mi të rriten në vendin e Kalifatit të Islamit”. “Dua të godas ambasadën e Izraelit në Romë”, ka thënë Moutaharrik në një tjetër përgjim, duke folur në telefon me Abderrahmane Khachia, edhe ai i përfunduar në qeli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Moutaharrik shprehet se “dëshira ime është që të bëj një atentat në ambasadën e Izraelit, dhe kam kontaktuar me një shqiptar për të nha siguruar armët pasi këtu nuk i gjen dot”. Syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?