“Do ta fitojmë këtë luftë”! Balla, thirrje qytetarëve: Blini prodhime shqiptare

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, teksa ka theksuar sot se “Shqipëria do ta fitojë këtë luftë, por duke ruajtur deri në ditën e fundit kujdesin”, u ka bërë apel gjithe shqiptarëve që të konsumojnë shqip dhe të blejnë produkte “made in Albania” .

Postimi i Ballës

Shqipëria do ta fitojë këtë luftë, por duke ruajtur deri në ditën e fundit kujdesin, respektimin e rregullave dhe masave që na mbrojnë nga armiku i padukshëm. Ne nuk jemi patriotë vetëm më 28 Nëntor, apo kur këndojmë “o sa mirë me qenë shqiptar” kur fiton kombëtarja????. Ne jemi patriotë edhe kur duhet të bëjmë detyrën tonë ndaj atdheut, popullit, njëri – tjetrit, SOT MË SHUMË SE KURRË.

Edhe një merak tjetër që ka të bëjë me ekonominë e luftës. Nga ngastrat e serat e bujqëve shqiptarë, nga blektorët shqiptarë ka shumë prodhim cilësor këtë vit dhe ju që shkoni të bëni shpezat për familjen tuaj, ju lutem blini prodhimet tona shqiptare. Sot e nesër të mbyllur në shtëpi, ju që ngrini shëndete e bëni ndonjë urim, bëjeni me një birrë shqiptare. Blini prodhime “made in Albania”, konsumoni SHQIP!

SHKARKO APP